Situatë e rënduar, ​mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

HomeShëndeti

Situatë e rënduar, ​mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të thyejë rekorde. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultu

Mbi 20 mijë qytetarë janë të infektuar aktualisht me COVID-19 në Kosovë
Varianti Delta nuk kursen as të vaksinuarit, disa të infektuar edhe në Kosovë
Mbi 53 mijë vaksina të dhëna për personat nga mosha 0 deri 20 vjeç në Kosovë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të thyejë rekorde.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2,279 persona nga 12,666 testime të kryera, ndërkohë që, janë regjistruar 8 raste të vdekjes.

Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 18,287.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.