S’ka më kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

HomeLajme

S’ka më kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën. “Ndryshime të

A do të shtrenjtohet rryma? ZRRE shqyrton tarifat
Flasin nga SBAShK-u S’ka asnjë marrëveshje, nuk dorëzohemi në kërkesat tona
Ministri Krasniqi nënshkruan marrëveshjet me Komunat përfituese nga Granti i Performancës Komunale

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet, më tej Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq.

Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.