S’ka të ndalur: Në valën e shtrenjtimeve, rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë

HomeLajme

S’ka të ndalur: Në valën e shtrenjtimeve, rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë

Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregulltiv

Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregulltiv i Ujit (ARrU).

Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, ka shtrenjtuar tarifat rreth 0.3centë. Po kështu ka ndodhur edhe në komunat tjera, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

“Ngritja e çmimeve prej 1 janari, sa është ajo ngritje, sepse për mua nëse vazhdojmë edhe ujin, rrymën dhe të gjithë artikujt bazë ushqimorë, është një vështirësi e madhe që t’ia dal qytetari. Sa për qind ka qenë rritja prej 1 janarit të këtij viti”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonomi ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë publike të KOSTT të datës 14.02.2022 për interpretimin ligjor të rezolutës së Kuvendit për pagesën e rrymës në veri. Megjithatë, ky Komision nuk ka dhënë interpretime ligjore se si të veprojë, përveç se ka proceduar opinionin e Zyrës Ligjore të Kuvendi të Kosovës. Sipas këtij interpretimi, KOSTT-it i mbetet që ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zbatimin e rezolutës për pagesën e rrymës në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Ajo tha se KOSTT-it i procedohet vetëm interpretimi i Zyrës Ligjore të Kuvendit. Ajo nuk bëri të qartë se cili është opinioni i kësaj zyre lidhur me pagesën e rrymës në veri.

KosovaPress ka siguruar opinionin e Zyrës Ligjore të kuvendit, ku interpreton zbatimin e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e KOSTT.