Skandali i radhës i konkursit të arsimit në komunën e Gjilanit

HomeLajme

Skandali i radhës i konkursit të arsimit në komunën e Gjilanit

Shkruan: Fatmir Kastrati Ditë më parë publikova shqetesimet në lidhje me manipulimet me punësimet në arsim të komunës së Gjilanit, për të mos u mja

Shkruan: Fatmir Kastrati

Ditë më parë publikova shqetesimet në lidhje me manipulimet me punësimet në arsim të komunës së Gjilanit, për të mos u mjaftuar me kaq përgjigjja ndaj ankesës sime, sipas meje, është skandal në vete!

Përgjigjja në këtë rast do të duhej të sqaronte situatën dhe dyshimet e ngritura nga unë (pala) dhe jo ta komplikonte edhe më tej situatën për çka konsideroj që dyshimet e mia të para po konfirmohen.

Fjala bie te poentimi, në rezultatet e shpallura figuron se unë kam grumbulluar gjithsejtë 518 pikë ndërsa në përgjigjjen e ankesës më thonë që kam 529.3 pikë kurse pasi i mblodha ato që kanë cekur me dalin 580.8 pikë. ( Komisioni ka thënë që në provim me shkrim i kam 98 pikë( për korrektësi e di që nuk është e tillë pasi që në bazë të përgjigjeve që kam plotësuar maksimumi mund të kisha 90 pikë) por ky ndryshim i pikëve nga përgjigja në ankesë dhe rezultati i publikuar më shton dyshimet edhe më shumë. ( Ndoshta anëtarët e komisionit për shqyrtim të ankesave kanë parë rezultat timin më ndryshe nga ai që më kanë publikuar).

Natyrisht ky është veç fillimi i marrëzisë, nëse shihni me kujdes përgjigjjen e dhënë nga komisioni i ankesave ju mund të vëreni një vlerësim të kryetarit të komisionit që sipas meje është tendencioz sepse nga 5 anëtarët e komisionit 4 nga ta me kanë vleresuar më lartë se kundërkandidatja kurse kryetari i komisionit më vlereson me 36.3 pikë (vetëm 25 pikë nga intervista) e për ironi del që ky poentim është arsyeja pse kandidatja me notë mesatare shumë me të ulët, rezultate të testit me shkrim më të dobët del më lartë se unë (ani pse siç ju thashë më lartë komisioni i ankesave në bazë të përgjigjjes më vlerëson më shumë mua se kundërkanditaten (580.8 pikë në krahasim me 574.6).

Po i paraprij ndonjë përgjigjje dhe arsyetimi banal të mundshëm se secili anëtarë komisioni vlerëson vetëm rreth pyetjes së tij, për korrektësi kryetari i komisionit që më ka vlerësuar me 36.3 pikë më ka pyetur rreth 3 teknikave mësimore dhe elaborimin e njërës prej saj dhe gjatë elaborimit më ka ndërpre me pretekstin që pergjigja është mirë!

Komisioni i ankesave në përgjigjjen e dhënë ka anashkaluar edhe adresimin tjetër ku janë pranuar kandidatët pa e kaluar testin me shkrim.

“Kosovë”, deri kur ki mem bind që ëndrra me jetu tek ti nuk është ëndërr e gabuar!