S’mjafton shtrenjtimi: Restauranti në Shqipëri faturon edhe “shtrimin e tavolinës”

HomeLajme

S’mjafton shtrenjtimi: Restauranti në Shqipëri faturon edhe “shtrimin e tavolinës”

Faturat me çmime marramendëse në restaurantet në plazhet e Shqipërisë po vazhdojnë të jenë lajme të përditshme. Përveç kësaj, në këto fatura klient

Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve në Kllokot
Goditet organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Anamoravë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Ishte model i atdhetarit të pashoq, përkrahu parreshtur Kosovën

Faturat me çmime marramendëse në restaurantet në plazhet e Shqipërisë po vazhdojnë të jenë lajme të përditshme.

Përveç kësaj, në këto fatura klientët detyrohen të paguajnë edhe për shërbime që janë obligative për kamerierët dhe pronarët, shkruan lajmi.net.

Një e tillë vjen sërish nga Shqipëria, vendi më i preferuar i kosovarëve për të kaluar pushimet.

“JOQ Albania” ka publikuar një fotografi ku shihet se si në një restaurant është faturuar edhe shtrimi i tavolinës.

Të njëjtit shërbim i është përcaktuar vlera 50 lekë, herë katër persona në tavolinë, 200 lekë gjithsej.