Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ka vrarë veten

HomeLajme

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ka vrarë veten

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur q

Vendos qeveria: Edhe mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë
U përfol për cilësi, por me punën e pandalshme qe po bëhet Ri/Akreditohet UKZ me nëntë programe studimore
Hiqen certifikatat e vaksinimit për të hyrë në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.