Sot bëhet varrimi i polices Ajtene Islami në Gjilan

HomeLajme

Sot bëhet varrimi i polices Ajtene Islami në Gjilan

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Ajtene Islamit, zyrtares policore e cila u gjet pa shenja jete te varrezat e familjarëve të saj, në Gjilan. Kës

Kosovës po i ikin edhe kontrollorët e trafikut ajror, rrezikohet shërbimi 24 orësh
Detaje të reja: 70 vjeçari dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë
U qëllua në pjesën e gjoksit, i vrari në Gjilan është një 22 vjeçar

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Ajtene Islamit, zyrtares policore e cila u gjet pa shenja jete te varrezat e familjarëve të saj, në Gjilan.

Kështu thuhet në një njoftim të bërë nga një familjar i saj në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq e shokë. Dua të ju njoftoj që ndërroi jetë halla, motra jonë, Ajtene Islami. Varrimi bëhet me datën 15.11.2021 (e hënë) në Namazin e Ikindisë në Gjilan. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ju falemnderit për ngushëllimet e juaja”, thuhet në njoftim.

Ajtene Islami, rreshtere në Operativën Rajonale, dyshohet se kreu vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes Policia njoftoi se ka gjetur një armë zjarri, ndërkohë që Sinjali raportoi se policja dyshohet se e vrau veten me një plumb.

Trupi i pajetë i saj, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet obduksioni.