Sot do të zhvillohen 3 nga 5 ndeshjet e javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll,e ku spikat super derbi i Anamoravës,Gjilani vs Drita.

Edhe pse është një nga ndeshjet më të zjarrta në futbollin kosovar,ku dy tifozeritë fillojnë përgaditjet për paraqitjen më të mirë me ditë e javë para ndeshjes,në këtë ndeshje nuk do të ketë të pranishëm tifoz.

Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë,sepse fitorja në derbi do të thotë shumë për të dy skuadrat.

“Vetëm fjala derbi për ne është motiv në këtë ndeshje. Kemi pasur mjaftueshëm kohë ta përgatisim ndeshjen dhe mendoj se jemi përgatitur aq mirë që nesër të dalim me rezultat pozitiv. Tifozët “Intelektualët” janë motiv shtesë, ata janë fuqia jonë dhe lojtari ynë i 12-të.

Mendoj që është një vendim pak i padrejtë në këtë rast dhe mungesë e madhe, por ky vendim nuk është në kompetencën tonë. Prandaj, shpresoj që nesër t’i gëzojmë me fitore edhe pa praninë e tyre në stadium”, ka thënë Muja.

Ndeshja, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet në ora 15:00, stadiumi me bari sintetik (te rrethi) në Gjilan.