Sot dhe nesër s’do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë

HomeLajme

Sot dhe nesër s’do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë

Sot dhe nesër nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë. Kjo pasi, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megav

Hoti reagon pasi Kurti përmendi luftën: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe pozitive
“Ne jemi ruajtur boll, por u infektuam nëpër dasma”, qytetarët ankohen se ua panë sherrin dasmave
Shtyhet pushimi dimëror për nxënësit në Kosovë

Sot dhe nesër nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

Kjo pasi, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë rrymë për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.

Nga java e kaluar Kosova që po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike. Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.