Sot mbahet Parada e Krenarisë, krerët e shtetit nuk konfirmojnë pjesëmarrjen

HomeLajme

Sot mbahet Parada e Krenarisë, krerët e shtetit nuk konfirmojnë pjesëmarrjen

Që nga dita e hënë, në Kosovë ka nisur edicioni i gjashtë i ‘Java e Krenarisë 2022’, raporton Gazeta Sinjali. Me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAM

Fenomen i çuditshëm në Shëngjin, deti tërhiqet 20 metra
Edhe pse po bie shi, reduktimet e ujit në Gjilan janë të shumta
Nga e hëna, askush s’mund të fluturojë drejt Kosovës pa pasur dy dozat e vaksinës antiCOVID-19

Që nga dita e hënë, në Kosovë ka nisur edicioni i gjashtë i ‘Java e Krenarisë 2022’, raporton Gazeta Sinjali.

Me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE”, Java e Krenarisë këtë vit pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.

“Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ Parada Pride.

E sot në ditën e fundit të edicionit, me fillim nga ora 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të mbahet edhe ‘Parada e Krenarisë 2022’.

Vitin e kaluar, në Paradën e Krenarisë, nuk morën pjesë asnjë nga krerët e shtetit.

Të njëjtit nuk dihet nëse do të marrin pjesë në edicionin e gjashtë të kësaj parade.