Sot rrebeshe shiu e bubullima, të hënën bie borë

HomeLajme

Sot rrebeshe shiu e bubullima, të hënën bie borë

Dita e sotme do të karakterizohet me rrebeshe shiu dhe bubullimë. Sipas parashikimit të motit e diela do të jetë me reshje shiu kurse paralajmërohet s

Gjykata rrëzon vendimin e ministres Haxhiu për anulimin e konkursit për noterë
Aksident i rëndë në Livoç, njëri person në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK
“Kombi i Kosovës është në zemrat e të gjithë familjes tonë”, fjalimi i plotë i Presidentit Biden

Dita e sotme do të karakterizohet me rrebeshe shiu dhe bubullimë. Sipas parashikimit të motit e diela do të jetë me reshje shiu kurse paralajmërohet se nga e hëna do të nisin edhe reshje bore.

Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.

Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.

10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.  Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.

11.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes.  Ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi.  Ditën kryesisht me vransira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C.  Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.