Sot temperaturat deri në 25 gradë

HomeLajme

Sot temperaturat deri në 25 gradë

Sot gjatë ditës do të kemi mot më të nxehtë dhe intervale më të gjata kohore me diell, por priten edhe vranësira lokale dhe ndonjë rigë ose rrebesh i

Besnik Bislimi akuzon Lutfi Hazirin: Ka blerë vota nga Lista Serbe
Kryeministri Kurti tregon sa milionë euro u ndanë për të tejkaluar krizën energjetike
Kurti nga Prekazi: UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse

Sot gjatë ditës do të kemi mot më të nxehtë dhe intervale më të gjata kohore me diell, por priten edhe vranësira lokale dhe ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar shiu në disa vise.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

Të shtunën përsëri pritet të ketë shtim të vranësirave dhe vende-vende me reshje shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta.

Nga e diela na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.