Kultivuesit e specave në Kosovë kanë nisur eksportin e tyre jashtë vendit. Sipas fermerëve, janë shtuar kërkesat për specat e Kosovës, sidomos në v
Kultivuesit e specave në Kosovë kanë nisur eksportin e tyre jashtë vendit.
Sipas fermerëve, janë shtuar kërkesat për specat e Kosovës, sidomos në vendet skandinave.
Fermeri Mehdi Bersilla, i cili në Llugaxhi të Lipjanit ka mbi 8 hektarë të mbjellë me speca, tashmë ka nisur transportimin e tyre drejt Evropës. Javën që shkoi ai nisi për Suedi rreth 15 tonë speca. Të gjithë kulturën e specit prej 220 mijë kilogramësh, Bresilla planifikon ta eksportojë në shtetet skandinave.
Bresilla planifikon që të eksportojë edhe lakër, një nga kulturat që ai kultivon. Për dallim prej Bresillës, fermerit tjetër, Faton Avdiu, tregu i Kosovës po i del i mjaftueshëm.
“Sipërfaqja e jonë është sipërfaqe e vogël, pra kemi 60 ari edhe mund ta shesin shumë lehtë”, thotë fermeri Faton Avdiu. “Kjo është kulturë shumë e kërkuar”.
Tregu evropian viteve të fundit është hapur dhe ka interesim për produktet e Kosovës.