Specialja sot shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

HomeLajme

Specialja sot shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

Gjykata Speciale do të shpallë sot aktgjykimin për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati

100% të votave, kjo është kryetarja e vetme e konfirmuar deri më tani
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje
FSSHK-ja paralajmëron ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore

Gjykata Speciale do të shpallë sot aktgjykimin për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Sot, me fillim nga ora 10:00, Gjykata Speciale do ta thotë fjalën e fundit në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ata akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Prokuroria ka insistuar se të dy ata, të organizuar, kanë synuar të dëmtojnë reputacionin e Gjykatës Speciale, si dhe të pengojnë punën e saj.

“Ata i kryen krimet, sepse donin të pengonin punën e kësaj gjykate, të frikësonin dhe të merrnin hak kundër dëshmitarëve”, ka thënë prokurori i rastit, James Pacen, në fjalën e tij përfundimtare.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar që ata të dënohen me nga gjashtë vjet burgim dhe një gjobë prej 100 euro.

Dy drejtuesit e OVL e UÇK’së janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjykimit.

Ata i kanë cilësuar Dhomat e Specializuara të Kosovës si “gjykatë njëetnike” që, siç kanë thënë, synim ka vetëm “dënimin e shqiptarëve”, ndërsa amniston, sipas tyre, krimet e kryera nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë.