Spitali i Ferizajt bëhet për herë të parë me Mamograf

HomeLajme

Spitali i Ferizajt bëhet për herë të parë me Mamograf

Spitali i Ferizajt për herë të parë është pajisur me Mamograf. Mamografi është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë. “Në kuadër të f

Rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë, qytetarët ankohen se po ua vështirëson jetën
Në fshatin Llashticë, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng ka shtënë me armë zjarri disa herë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilani

Spitali i Ferizajt për herë të parë është pajisur me Mamograf.

Mamografi është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.

“Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të pëegjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë”.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

“Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.