Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

HomeSport

Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

Gjendja e portierit të Ballkanit Stivi Frashëri, aktualisht është stabile. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës së Spitalit Ra

Gjendja e portierit të Ballkanit Stivi Frashëri, aktualisht është stabile.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës së Spitalit Rajonal të Gjilanit Arsim Emini.

Emini tha se gjendja e tij është duke u monitoruar dhe tash për tash s’ka rrezik.

“E kemi pranuar një pacient. Është ekzaminuar nga kirugu kujdestar që ka qenë. Nuk vërehet për ndonjë thyerje. Ka shtype në zonën e trupit dhe të kokës. Momentalisht nuk ka ndonjë rrezik”.

“Në spital është ardh me vetëdije, ndonëse në vendin e ngjarjes ka deklaruar se i kishte humbur vetëdija. Tash është duke u monitoruar. Bashkë me të ka ardhur edhe mjeku i skuadres së Ballkanit”.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është sulmuar nga tifozët, pasi Gjilani ka barazuar rezultatin.

Ndeshja më pas është suspenduar.