Spitali i Gjilanit në pagat jubilare i përfshiu edhe kujdestaritë, rrogat shkuan deri në 5-6 mijë Euro

HomeLokaleShëndeti

Spitali i Gjilanit në pagat jubilare i përfshiu edhe kujdestaritë, rrogat shkuan deri në 5-6 mijë Euro

Në Spitalin e Gjilanit një shpërblim jubilar sipas Kontratës Kolektive ka shkuar mbi 5 mijë euro për njërin nga ish-udhëheqësit e këtij institucio

Qeverisja aktuale i ka harruar çiklistët, por Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në përkrahjen e tyre
Aksident trafiku në Gjilan: Vetura godet fëmijën 13-vjeçar
Etika e kryetare së ardhshme së komunës së Gjilanit Znj.Leonora Morina-Bunjaku
Në Spitalin e Gjilanit një shpërblim jubilar sipas Kontratës Kolektive ka shkuar mbi 5 mijë euro për njërin nga ish-udhëheqësit e këtij institucioni.  Në një rast tjetër paga jubilare kapi shumën prej 6536 Euro.  Drejtori aktual Arsim Emini e pranon se në pagat jubilare janë përfshirë edhe kujdestaritë, por thotë se ky ishte vendim i gjykatës.

Spitali i Gjilanit ka paguar mbi 300 mijë euro shpërblime jubilare për 140 punëtorë gjatë dy viteve të fundit në bazë të Kontratës Kolektive Sektoriale të vitit 2018. Këto shpërblime në disa raste janë përfshirë edhe kujdestaritë. Këtë e ka pohuar edhe vet drejtori i spitalit Arsim Emini, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas dokumenteve dhe informatave që posedon Gazeta, nga 301,810 Euro të paguara për paga jubilare, rreth 60 mijë Euro llogaritet të jenë vetëm kujdestari. Kjo nuk është pohuar e as mohuar nga drejtori Emini në pyetjet e Gazetës.

Emini, i cili nga maji i vitit 2021 ishte emëruar ud.drejtor i Spitalit e më pas ishte përzgjedhur në këtë pozitë edhe me konkurs, thotë se në vitin 2018 kur ishte nënshkruar Kontrata Kolektive shumica e punëtorëve të Spitalit ishin dakorduar që të mos e padisnin spitalin për të kërkuar pagat jubilare deri në një zgjidhje të buxhetit nga SHSKUK.

Megjithatë një pjesë e tyre kishin ngritur padi të cilat spitali i kishte kundërshtuar përmes përfaqësuesit ligjor.

“Të gjitha rastet- kërkesëpaditë fillimisht ishin kundërshtuar nga ana e përfaqësuesit të autorizuar të spitalit për të cilat ekzistojnë dëshmitë-aktgjykimet. Janë mbi 29 raste të cilat janë refuzuar në tërësi. Ka disa raste kur nga ana e Gjykatës janë refuzuar pagat jubilare por janë vërtetuar pagat përcjellëse për të njëjtën padi ( edhe për këtë ekzistojnë dëshmitë).Pra nuk ka laramani por përfaqësuesi me autorizim, aty ku ka gjetur zbrazëti ligjore edhe ka vepruar për t’i kundërshtuar dhe për t’i fituar kontestet”, ka deklaruar Emini.

Emini i arsyeton përfshirjen e kujdestarive në pagat jubilare duke u thirrur në Nenin 17, pika 3, të Kontratës Kolektive e cila sa kishte qenë në fuqi deri para disa javësh, e përcaktonte se punëtorët përfitojnë shpërblimin jubilar “në vlerë të një page mujore”, por duke mos e specifikuar nëse është pagë bazë apo përfshihen edhe shtesat tjera.

Gazeta ka biseduar me përfaqësues të zyrës ligjore të SHSKUK-së dhe jozyrtarisht kanë konfirmuar se përveç pagës bazë të gjitha shtesat tjera gjithmonë janë refuzuar në lëndët e tyre dhe janë fituar në gjykatë. Për këtë praktikë Gazeta ka kërkuar përgjigje zyrtare nga SHSKUK dhe Zyra Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Per te gjitha rastet per te cilat jemi ftuar nga gjykata , ne i kemi kundershtuar por mendojme se vendimet e gjykatave duhet zbatuar edhe kur ato ne i kundershtojme edhe pse ka patur vendime te cilat nuk kane qene ne perputhje me kontraten kolektive sektoriale por te cilat jane vertetuar edhe nga Gjykata e Apelit. Rast i tille eshte kur eshte vertetuar aktgjykimi i shkalles se pare ne Gjykaten e Apelit kur nje punetor i yni i cili ka pasur vetem 12 vite pervoje pune ne institucionet shendetesore por 18 vite te plota edhe ne institucione te jera ( gjithsejt mbi 30 vite), ka marre 3 paga jubilare”, ka deklaruar Emini.

Ai e ka pranuar se njëri nga mjekët e spitalit i cili kishte mbajtur edhe pozitë udhëheqëse në këtë institucion, i ka marr shpërblim jubilar 5071 Euro duke përfshirë edhe kujdestaritë. Ndonëse Gazeta ka informacione se jo të gjithë punëtorëve iu janë përfshirë kujdestaritë, sipas Eminit kështu ka ndodhur edhe me punëtorët tjerë të spitalit.

“Edhe per kete rast, sikurse per te gjitha rastet tjera qofte brenda apo jashte seance, kane vendosur gjykatat”, ka deklaruar Emini.

Sipas dokumenteve që i posedon Gazeta, paga të tjera jubilare për individë kapin shumën prej 6536 Euro, 4896 Euro, një rast tjetër 4313 Euro, 3810 Euro, dhe dhjetra raste të tjera me mbi 3 mijë euro. /Gazeta Shneta/