Sporti dhe Kultura sot na bashkoi me bizneset, për të rinjët e Gjilanit

HomeLajme

Sporti dhe Kultura sot na bashkoi me bizneset, për të rinjët e Gjilanit

Sporti dhe Kultura sot na bashkoi me bizneset, për të rinjët e Gjilanit Në konferencën e mbajtur sot me bizneset e Gjilanit, u diskutua për mundësitë

Ministri Çeku viziton Gjilanin, a do të jepet data sot për përfundimin e Stadiumit të qytetit
PDK e fiton në gjykatë rastin për shtrenjtimin e faturave të rrymës, pritet pezullimi i vendimit të ZRRE-së
Qeveria pritet të marrë vendim për shtyrjen e vitit të ri shkollor

Sporti dhe Kultura sot na bashkoi me bizneset, për të rinjët e Gjilanit
Në konferencën e mbajtur sot me bizneset e Gjilanit, u diskutua për mundësitë e reja që mund të ju ofrohen klubeve sportive, rinore dhe kulturore, përmes financimit që e mundëson ligji për sponzorizim.
Gjilani me klubet sportive të sukseshme gjithmonë ka qenë i njohur si qytet i sportit në Kosovë. Falë përkrahjes së jashtëzakonshme të afaristëve të komunës tonë, në periudhat edhe më të rënda të shoqërisë sonë.

Edhe sot sportin në Gjilan e financojnë bizneset dhe afaristët e sukseshëm të komunës tonë, pa përkrahjen e të cilëve klubet sportive nuk do të mund të mbijetonin vetëm me subvencionimin vjetor që u ndahet nga buxheti komunal.
Të gjithë Ne së bashku, mundemi dhe duhet të bëjmë edhe më shumë për të rejat dhe të rinjët tanë. Institucionet komunale do të jenë plotësisht të angazhuara për një bashkëpunim dhe kordinim më të mirë në mes bizneseve dhe sportit.
Bizneset tona kanë nevojë për më shumë përkrahje institucionale dhe informim më të saktë lidhur me mundësinë e shfrytëzimit të ligjit të sponzorizimit, ku financimi për klubet sportive, të rinjët dhe kulturën, do të ishte i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm. Bizneset gjithmonë e kanë mbajtur gjallë dhe i kanë dhënë zemër sportit Gjilanas.