Gjilan – Banorët e lagjeve për rreth lumit Stanishorka kaherë kanë provuar të dëshmojnë me fotografi dhe video të realizuara para kuvendarëve dhe Krye
Gjilan – Banorët e lagjeve për rreth lumit Stanishorka kaherë kanë provuar të dëshmojnë me fotografi dhe video të realizuara para kuvendarëve dhe Kryetarëve të njëpasnjëshëm të Komunës së Gjilanit, se ky lum është degraduar dhe ka marrë një emërtim tjetër, duke u kthyer në rrjedhë e ujërave të zeza, duke bërë që banorët edhe jetën e përditshme t’a ndryshojnë dhe transformojnë karshi imponimit të degradimit të ambientit të jashtëm thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.
Reagimi i plotë:
Ndotjes të një niveli kaq të lartë nuk i dolën zotë asnjëherë liderët politikë që udhëhoqën me Komunën e Gjilanit.
Të mllefosur dhe të pakursyer edhe me shprehjet e pakënaqësisë këta banorë bëjnë thirrje që sa më parë problemin e lumit Stanishorka t’a adresojnë, dhe njëherë e përgjithmonë ky problem ambiental dhe infrastrukturor të marrë një fund meritor.
Banorët apelin e drejtojnë edhe ndaj pushtetit aktual të VV-së.
“JEPNI FUND” ! Ne meritojmë të jemi të barabartë me pjesën tjetër të qytetit.
“Stanishorka më ndryshe” bëjnë apel qytetarët.
Ky është qëndrimi i banorëve për rreth lumit Stanishorka.
Nuk do të ndalemi asnjëherë në të drejtat tona. Qeveritë shkojnë e vijnë dhe ne mbesim aty. Nuk dëshirojmë të jemi të diskriminuar. Arsyetimet më nuk i pranojmë.
Kuvendit komunal i mjaftojnë thirrjet e banorëve që të jenë më syçelë ndaj vendimeve që kanë të bëjnë me jetët e qytetarëve, njëherit përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Qytetarëve do t’u mbetet të zgjedhin edhe më tutje përfaqësuesit e tyre politik!.