Teksa sulmet ruse mbi Ukrainën po vazhdojnë, përkrahja për ukrainasit po rritet. Së fundmi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se
Teksa sulmet ruse mbi Ukrainën po vazhdojnë, përkrahja për ukrainasit po rritet.
Së fundmi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se Suedia ka shprehur gatishmërin për t’ju ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare, raporton Gazeta Sinjali.
“Suedia ofron ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën. E falënderoj kryeministrin e Suedisë, për mbështetjen efektive. Le të ndërtojmë së bashku një koalicion Anti-Putin”, ka shkruar Zelensky.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se të paktën 25 civilë kanë mbetur të vrarë deri më tani nga sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës.
Sipas OKB-së, deri më tani janë regjistruar 102 të plagosur nga granatimet dhe sulmet ajrore.