Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite

HomeLajme

Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite

Një depo nafte u sulmua në Arabinë Saudite, ndërsa pas sulmit thuhet se qëndrojnë rebelët Houthi të Jemenit. Sulmi ndodhi në depon e naftës “Saudi Ara

Labi iu premton policëve në veri qingja e muzikë live
Një shtet me 1.8 milionë banorë e me 510 qendra masazhi, lulëzon prostitucioni në Kosovë
Lutfi Haziri me paralajmërim për Qeverinë Kurti: Pas 18 muajsh qytetarët rrezikojnë të mbesin pa ujë

Një depo nafte u sulmua në Arabinë Saudite, ndërsa pas sulmit thuhet se qëndrojnë rebelët Houthi të Jemenit. Sulmi ndodhi në depon e naftës “Saudi Aramco” në Jeddah ku shpërtheu një zjarr i madh dhe shtëllunga të zeza tymi mbuluan të gjithë qiellin.

Sipas Reuters një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah.

Sulmet erdhën pasi Arabia Saudite udhëhoqi një koalicion që luftonte me Houthi, të cilët pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa në shtator të vitit 2014.

Huthët e Jemenit thanë se ata filluan sulmet ndaj objekteve energjetike saudite të premten dhe koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se stacioni i shpërndarjes së produkteve të naftës të gjigantit të naftës Aramco në Jeddah u godit, duke shkaktuar një zjarr në dy tanke, por pa viktima.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, tha në fillim të kësaj jave se nuk do të mbante përgjegjësi për ndonjë ndërprerje të furnizimit me naftë në tregjet globale si rezultat i sulmeve Houthi që janë intensifikuar në tre javët e fundit.