Sulmohet Qëndron Kastrati dhe ekipi i tij

HomeLajme

Sulmohet Qëndron Kastrati dhe ekipi i tij

Shefi i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Arianit Ibrahimi ka thënë se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë. Por nga Policia e Kosovës kanë d

Kurti i kërkon SHBA’së e BE’së që t’i vendosin dënime Serbisë, KFOR’it largimin e barrikadave
Bunjaku-Rexhepi: Nuk humbi Luta, por humbi Gjilani
I konfiskohet shtëpia dhe vetura “Land Rover” punëtorit të RTK-së

Shefi i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Arianit Ibrahimi ka thënë se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë. Por nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se nuk ka rast të hapur.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaçevë të Poshtme”.

“Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, shkroi ai.