Superliga e Kosovës me dy sfida interesante, vëmendja në Gjilan

HomeSport

Superliga e Kosovës me dy sfida interesante, vëmendja në Gjilan

Java e 20-të e Superligës së Kosovës fillon sot (e shtune) me dy ndeshje. Takimi më interesant i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drit

Ismet Munishi pas fitores ndaj Ballkanit: Jemi për titull kampion
Ndeshjet miqësore të klubit “Gjilani”, këto janë datat dhe ekipet me të cilat do të luhet
KB Drita mbyll stinorin vjeshtor pa fitore, pëson disfatë edhe nga Bashkimi

Java e 20-të e Superligës së Kosovës fillon sot (e shtune) me dy ndeshje.

Takimi më interesant i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Llapit.

Intelektualët rrëmbyen kreun e tabelës xhiron e kaluar me fitoren e thellë ndaj Feronikeli, kurse Legjendat e Podujevës filluan poashtu mbarë me triumf ndaj Ulpianës në sfidën ku inaugurua stadium i rinovuar “Zahir Pajaziti”.

Drita me 37 pikë të grumbulluara gjendet në vendin e parë, ndërsa Llapi ka arkëtuar 32 pikë deri tani këtë edicion në vendin e katërt.

Përballja tjetër luhet në Lipjan, me skuadrën e Ulpianës që e mirëpret Malishevën.

Vendasit e nisën stinorin pranveror me disfatë nga Llapi, përderisa mysafirët triumfuan në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës.

Ulpiana gjendet në zonën e kuqe me 18 pikë në vendin e nëntë, derisa Malisheva është në pozitën e shtatë me 22 pikë.

Superliga e Kosovës (Java e 20-të):

Drita – Llapi 13:00, Stadiumi “Selami Osmani”

Ulpiana – Malisheva 13:00, Stadiumi “Sami Kelmendi”