Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja kryesore në derbin në Gjilan

HomeSport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja kryesore në derbin në Gjilan

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të në BKT Superligën e Kosovë. Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë Gjilan,

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të në BKT Superligën e Kosovë.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë Gjilan, ku do të zhvillohet derbi i javës, shkruan Gazeta Olle.

Interesant pritet të jetë edhe në ndeshjen tjetër e cila zhvillohet në Skenderaj.

Në Gjilan, ekipi me emrin e qytetit e pret liderin aktual, Ballkanin, në stadiumin e qytetit.

Ndërsa në Skenderaj, Drenica është nikoqire e rivalëve lokal, Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

“Ndeshja e titullit” fillon nga ora 13:30, ndërsa “derbi drenicas” nga ora 14:00.