Sveçla u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, kërkon nga ta të kenë kujdes në vozitje

HomeLajme

Sveçla u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, kërkon nga ta të kenë kujdes në vozitje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me zëvendësministren e MPJ-së, Liza Gashi kanë vizituar pikat kufitare në Aeroportin Ndërkombë

PDK e padit ZRrE-në për tarifat e reja të rrymës: U keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan
Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Gastronomët nesër protestojnë, shkak masat e reja nga Qeveria e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me zëvendësministren e MPJ-së, Liza Gashi kanë vizituar pikat kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sveçla tha se atje kanë parë për së afërmi punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit e këtyre pikave.

Ai thekson se tashmë kanë marrë përsipër pagesën e plotë të sigurimit kufitar për ata që do të vijnë në Kosovë gjatë vitit 2021.

“Data 1 korrik simbolikisht shënon edhe hapjen e sezonit për ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë, dhe ne tashmë kemi marrë përsipër pagesën e plotë të sigurimit kufitar, për ata që do të vijnë në Kosovë përgjatë vitit 2021. Në anën tjetër, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë kanë filluar me patrullime të përbashkëta në disa akse rrugore në Shqipëri, për të garantuar kështu siguri maksimale për qytetarët tanë të cilët do të vizitojnë bregdetin shqiptar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndërsa, Sveçla ka një kërkesë për bashkatdhetarët që të vozisin me kujdes maksimal në trafik.

“Do të bëjmë çmos që ju të ndjeheni sa më mirë në vendin tuaj, ndërsa ju lusim ju dhe gjithë vozitësve në Kosovë që të bëni kujdes maksimal në trafik, të ruani jetën tuaj, të familjarëve tuaj dhe të tjerët”, tha ai.