Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj fjalosjes së fundit që nga VV pretenduan se ndodhi sot në një mbledhje, ndërmjet Arben Gashit dhe këshilltarit të
Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj fjalosjes së fundit që nga VV pretenduan se ndodhi sot në një mbledhje, ndërmjet Arben Gashit dhe këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Metro.
Syla, tha se Gashin e ka zënë në pritë maqineria e propagandës së VV’së, derisa shtoi se tani pritet një viktimizim e filma histerik nga kjo parti duke nisur nga Kërçeli.
‘’ Arben Gashin e paskan nxonë në pritë, machineria e propagandës së VV’së. Tash nja 2 ditë Vetëvendosje bon filma histerik me Kërrçelin e disa dëshmitarë që dalin thojnë na shajti Arben Gashi… përderisa këta e gjujtën bazukë parlamentin, lotësjellës… vezë, e shumë lincime e kauza të rrejshme me mbëri në pushtet… dhe kjo klasë politike sot në opozitë, ende e len me ju shitë këto kopalla’’, shkroi Syla.
Ai tha se tërë kjo po bëhet që të tërhiqet vëmendja nga deputetët që kanë vjedhur shpenzimet për derivate, para se Qeveria Kurti të bëj 1 vit nga zgjedhjet.
Postimi i plotë:
Arben Gashin e paskan nxonë në pritë, machineria e propagandës së VV’së. Tash nja 2 ditë Vetëvendosje bon filma histerik me Kërrçelin e disa dëshmitarë që dalin thojnë na shajti Arben Gashi… përderisa këta e gjujtën bazukë parlamentin, lotësjellës… vezë, e shumë lincime e kauza të rrejshme me mbëri në pushtet… dhe kjo klasë politike sot në opozitë, ende e len me ju shitë këto kopalla…
Krejt forja është me hjek vëmendjen nga deputetët hajduka të naftës… pra pak para se me i bo Vetëvendosja 1 vjet me 14 shkurt, që ska cka kallxon për Qeverisje, dalin dhe e lypin rolin e viktimës… përsëri. E vështirë kjo do të jetë. E shihni.
Por këtë po ja u mundëson opozita në gjumashe…/gazetametro.net