Tahiri e shqetësuar me konstatimet e Hillit: Qeveria duhet të jetë e përgatitur mirë për çdo sfidë

HomeLajme

Tahiri e shqetësuar me konstatimet e Hillit: Qeveria duhet të jetë e përgatitur mirë për çdo sfidë

Diplomati i shquar amerikan, Christopher Hill, pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, tha se kryeministri Kurti nuk ishte i përgatitur mirë.

Gjilanasit nëpërmjet Tik-tokut mbledhin 101 mijë euro për 24 orë për të riun që vuan nga leukemia (VIDEO)
Rriten sërish çmimet e derivateve, naftëtarët tregojnë kur do të stabilizohet tregu i karburanteve
Haziri në takim publik: Të hyrat nga tatimi në pronë për 6-mujorin e parë shënojnë rekord të bardhë prej 240 për qind

Diplomati i shquar amerikan, Christopher Hill, pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, tha se kryeministri Kurti nuk ishte i përgatitur mirë.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo tha se deklarata e Hillit “nuk është e mirë për Kosovën”, ndërsa shtoi se qeveria duhet t’i dalë zot vendit.

“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për bisedimet në Bruksel. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë t’i dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka shkruar Tahiri.

Hillit i është përgjigjur edhe vetë kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se SHBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.

“Është e vërtetë që në vitet e 90’ta, por edhe derisa kur e kemi shpallur pavarësinë, ambasadori i SHBA-ve për Kosovën ka qenë në Beograd”, tha Kurti. “Mirëpo që nga shpallja e pavarësinë ne kemi ambasador të SHBA-ve në Prishtinë dhe me këtë ambasador ne kemi biseduar më 31 korrik”.