Meteorologu Sylë Tahirsylaj, në emisionin Info Klania në Klan Kosova FM bëri një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “Po shkund
Meteorologu Sylë Tahirsylaj, në emisionin Info Klania në Klan Kosova FM bëri një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “Po shkunden plakat”.
Ai tha se ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti, duke u përgjigjur në pyetjen e autorit të emisionit Gazmend Syla, i cili e pyeti: “A janë këto plakat e fundit?”.
“Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat e bëhet kijameti”- tha Tahirsylaj.