Takim pune në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan

HomeLajme

Takim pune në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë, ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës

Policia e Gjilanit me fushatë informuese për pajisje me targa RKS
Kur do të ndahet 100-euroshi për studentët dhe sektorin privat
Kështu i parasheh drafti i Ligjit të pagave, shtesat për Policinë dhe Zjarrfikësit

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë, ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu me stafin e tij.

Kolonel Rukiqi e falënderoi kryetarin e Gjykatës z. Salihun, për bashkëpunimin që Gjykata Themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës.

Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionin e Gjykatës.