Mbrëmja e së shtunës së 2 tetorit, pritet t’i gjejë zonat pranë pikave kufitare veriore, pa barrikada e pa polici speciale, por me një prani më të sht
Mbrëmja e së shtunës së 2 tetorit, pritet t’i gjejë zonat pranë pikave kufitare veriore, pa barrikada e pa polici speciale, por me një prani më të shtuar të KFOR-it.
Kështu parasheh marrëveshja e arritur të enjten midis Kosovës dhe Serbisë, pas 11 ditë telashesh si pasojë e futjes së reciprocitetit për target.
Ujdia trepikëshe u arrit pas dy ditë negociatash në Bruksel në distancë, midis kryenegociatorëve, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq, ndërsa u bë publike nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajcak, përmes një cicërime në Twitter.
“Njësitë Speciale të Policisë të vendosura aktualisht në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat duke filluar nga 2 tetori i vitit 2021 nga 08:00 e mëngjesit dhe do të përfundojë më së largu në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të largimit të të dyja palëve dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të mbajtur një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes.
E vetëm dy ditë pasi të sillet qetësia në veri, të hënën, nis zbatimi i një mase të përkohshme reciproke për targat.
Por gjithë këto mospajtime, synohet të zgjidhen me një ujdi bazuar në standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian dhe këtë pritet ta arrijë një Grup Punues i drejtuar nga përfaqësues të BE-së e ku marrin pjesë palët e Kosovës dhe Serbisë, që parashihet me pikën e tretë të marrëveshjes.
Takimi i parë i grupit do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel, dhe brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, ky trup do t’i prezantojë të gjeturat e për zgjidhjen e përhershme në nivelin më të lartë të formatit të dialogut.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian përmes një komunikate ku përshëndet arritjen e marrëveshjes, ka bgërë me dije se Lajcak, ka pranuar shqetësimet e palës serbe lidhur me mos-thelemimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe mungesën e një paneli me shumicë serb të Kosovës në Gjykatën e Apelit.