Të dielën e ardhshme, Gjilani, Kamenica, Vitia përballen në balotazh

HomeLajme

Të dielën e ardhshme, Gjilani, Kamenica, Vitia përballen në balotazh

Të enjten KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë të

Aktivizohet edhe Prokurori i Shtetit për ngritjen e çmimeve, do të nis hetimet
E konfirmon Policia: Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan
5 gjilanas rrihen me njëri-tjetrin, bëhen për spital

Të enjten KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë të dielën e ardhshme në rundin e dytë në balotazh.

Këto janë komunat që do të garojnë për rundin e dytë:

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja dhe Alban Hysenit nga LVV-ja.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja dhe Jeton Rakës nga LVV-ja.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja.

Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit të LVV-së.

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja dhe Esat Raci nga PDK-ja.

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja.

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i LVV-së.

Komuna e Podujevës shkon në balotazh me Ekrem Hysenin e LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së.

Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i LVV-së.

Në Prizren në balotazh përballen Mytaher Haskuka i LVV-së dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së.

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilajt të PDK-së.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së dhe Xhafer Tahiri i LDK-së.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së dhe Naim Ismajli i PDK-së.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga.

Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.