Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit

HomeLajme

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në njoftim lëshuar për media, shtohet se rendi i ditës do të përf

Një person në Gjilan arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve
“Asnjë cent ma shumë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Reagon Shoqata e Gastronomëve pas lajmeve për mbyllje: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në njoftim lëshuar për media, shtohet se rendi i ditës do të përfshijë pikat e papërfunduara nga Seancat e kaluara plenare, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb dhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Komunikata e plotë:Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për: Media Lënda: Njoftim Data: 30 maj 2022, Dita: E hënë Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Vendi: Salla C 301, Koha: 11:00.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116