Të hënën shpallet aktgjykimi ndaj Nuhi Mavrovqanit, për vrasjen e gruas së tij me shufër në Kamenicë

HomeLajme

Të hënën shpallet aktgjykimi ndaj Nuhi Mavrovqanit, për vrasjen e gruas së tij me shufër në Kamenicë

Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e Nuhi Mavrovqanit, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Be

Kurti: Çdo vit do të shtohen 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Lutfi Haziri ‘godet’ Kurtin: Bëri thyerjen historike në ideologji, u takua direkt me Vuçiqin
Biden ka një mesazh për Putinin: Ai ka llogaritë se mund ta ndajë NATO-n, por ka dështuar

Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e Nuhi Mavrovqanit, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Berivojcë të Kamenicës.

Seanca do të mbahet nga ora 13:00. Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan. Por në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e anuloi dënimin me burgim të përjetshëm dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në procesin e parë gjyqësor, gjykata kishte vlerësuar se i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja dhe kishte ndërruar jetë. /Sinjali/