Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i gëzojnë në vazhdimësi qytetarët e Gjilanit

HomeLajme

Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i gëzojnë në vazhdimësi qytetarët e Gjilanit

Lajmin e mirë për Komunën e Gjilanit që është shpërblyer me 864 mijë euro nga Granti i Performancës, si rezultat i performancës së mirë për vitin 20

“Çka niva diçka që po i fajësojnë diasporën” – Valon Syla u del në mbrojtje mërgimtarëve
Faton Bislimi: Alban Hyseni ende pa i mbushë një muaj në zyrën e kryetarit të komunës e paska hjekë (ose zhvendosë) nga muri ballor i kësaj zyreje fotografinë e Presidentës
Kërkohet paraburgim për menaxherin e Taynes, dyshohet se ia theu hundën një personi
Lajmin e mirë për Komunën e Gjilanit që është shpërblyer me 864 mijë euro nga Granti i Performancës, si rezultat i performancës së mirë për vitin 2020, në qeverisjen e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.
Ky është një tregues i qeverisjes së mirë të LDK-së për tetë vite, me performancë e me transparencë të lartë karshi publikut, të cilën e ka vlerësuar Qeveria e Zvicrës, përkatësisht DEMOS, në bashkëpunim me MAPL dhe partnerët, (vendi i katërt në Kosovë duke lënë prapa 34 komuna)
Këtë grant e ka konfirmuar ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, më 24.04.2022, në letrën zyrtare që i ka dërguar kryetarit të tanishëm të Komunës, por që qeverisja aktuale nuk e ka parë të rrugës me tregu që bëhet fjalë për vitin 2020.
Si do që të jetë, ndihemi jashtëzakonisht mirë që ky është granti i tetë që Komuna e Gjilanit e ka fituar nga MAPL dhe Qeveria e Zvicrës dhe vlera totale është afër 2.8 milionë euro.
Tash, leni ankesat e grahni punës. Bëjeni bile këtë projekt që tja shohin hajrin qytetarët.
Në të kundërtën nëse nuk bëhet projekti dhe nuk shpenzohen mjetet gjatë vitit 2022 paratë nga kygrant nuk mund të barten në vitin e ardhshëm. Rrjedhimisht humbin.
Mirënjohje kryetarit tonë Lutfi Haziri që bashkë me ekipin e tij i kanë bërë me dinjitet qytetarët sa i përket qeverisjes së mirë e investimeve komunitare në të gjitha sferat, thuhet në komunikatën e LDK-së.