Të rinjtë konsumuesit më të mëdhenj të drogave? Edhe një i mitur kapet me marihuanë në Gjilan

HomeLajme

Të rinjtë konsumuesit më të mëdhenj të drogave? Edhe një i mitur kapet me marihuanë në Gjilan

Shitblerja dhe konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shënd

Shitblerja dhe konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në qytetin e Gjilanit, ku i dyshuar është një person i mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Skifter Arifi’ ka ndalur për kontroll një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit, në xhepat e të dyshuarit është gjetur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Narkotikët janë konfiskuar, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor.

Ai është intervistuar në prezencën e prindit të tij dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.