Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Shqetësues është fakti se të tilla raste zbulohen edhe ne afërsi të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Sinjali mëson se gjatë kontrolleve për sigurinë në shkolla, Policia ka kapur disa persona që posedonin substanca narkotike.
Në Gjilan, Policia ka kapur një 15-vjeçar, i cili është kapur me drogë te shkolla ku vijon mësimet. Siç mëson Sinjali, i mituri është ndaluar nga Policia brenda kompleksit të shkollave të mesme dhe pas kontrollit, rezultoi se posedon substancë narkotike, të llojit marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast.
Teksa edhe i dyshuari tjetër është kapur me marihuanë, për çka është shoqëruar në stacion policor. Ndaj tyre, në raste të ndara kanë nisur hetimet për veprën penale “Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’.