Mesditën e së dielës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Uglar të Gjilanit, ku një person po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në ajër pë
Mesditën e së dielës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Uglar të Gjilanit, ku një person po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në ajër për motive ende ta panjohura. Rasti është denoncuar nga një bashkëfshatar i tij, teksa i njëjti është dorëzuar vet në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është raportuar nga një banor i fshatit, i cili njoftoi Policinë se derisa po ruante bagëtinë dikush ka shtënë rreth 10 herë me armë. Denoncimi i viktimës aktivizoi Policinë, me ç’rast një njësi policore intervenoi në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari për këtë rast është A.S., 53-vjeçar, i cili ka shkrepur armën 9 herë, por që sipas deklaratës së tij nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar dhe ka shtënë vetëm në ajër.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet si “Përdorim i armës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.