Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

HomeLajme

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar

Nga sot pa dëshmi të vaksinimit nuk mund të hipni në autobus
Ç`do zjarrëvënie e qëllimshme paraqet vepër penale dhe do të hetohet nga policia
Ministri Latifi flet për masat e reja, paralajmëron kufizim të orarit të gastronomisë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin, shtetas i Kosovës i cilit me 30 dhjetor 2022 ka drejtuar automjetin me tabela 01dhe ndaj dhe tij  ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre muaj, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.