Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndalur kundërvajtësin i cili me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) eurove, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim të vozitjes në afat prej tre (3) muaj.