Temperaturat deri në 27 gradë, IHMK paralajmëron se nga cila ditë mund të ketë shi

HomeLajme

Temperaturat deri në 27 gradë, IHMK paralajmëron se nga cila ditë mund të ketë shi

Edhe këtë javë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas. Sipas IHMK-së, të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të c

Nga nesër në Gjilan punëtorët e shtetit nuk do të mund të hyjnë në vendet e punës pa vaksinë ose test
Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjilan, personat e dyshuar në arrati
Kryetari Hyseni: Pas rregullimit të kushteve atmosferike, punimet në stadiumin e qytetit pritet të fillojn me intensitet të lartë

Edhe këtë javë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas. Sipas IHMK-së, të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta.”