Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë – Kosova nuk ka as qeveri e as opozitë që i duhen vendit

HomeLajme

Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë – Kosova nuk ka as qeveri e as opozitë që i duhen vendit

Ish-deputetja e LDK-së dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrull

Detaje të reja nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar
I ofroi ryshfet policisë për mos posedim të vërtetimit të vaksinës COVID-19, arrestohet shtetasi i Serbisë
Sigurimi i disko ‘Stop’ në Gjilan rrahin keq një pjesëtar të FSK-së, e bëjnë për spital

Ish-deputetja e LDK-së dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për qeverisjen aktuale në Kosovë.

Sipas Tërmkollit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë larg të qenit liderë politikë.

Ish-deputetja e ish ministrja e ka cilësuar si qeverisjen më të dobët që nga paslufta, qeverisjen aktuale.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje”/ Foto: Ridvan Slivova

“Jemi në një fazë ku nuk po bëhet politikë, jemi në një situatë të ngrirë politike nuk po shihet zhvillim, e as projekt ose plan ku mund të pritet që do të ketë një ndryshim të madh pozitiv. Është një qeveri ku realiteti politik i saj është virtual. Është një diçka që po ndërtohet jashtë këtij realiteti”, u shpreh Tërmkolli.

Ajo theksoi se ka një mënyrë, një nivel të qasjes ndaj miqve dhe ndaj atyre që janë pjesë e pandarë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Tërmkolli pati kritika edhe për opozitën, duke thënë se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka opozitë.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje”/ Foto: Ridvan Slivova

Ajo shtoi se LDK fshehurazi është pjesë e sistemit qeverisës.

“Është shumë brengosëse, LDK fshehurazi është pjesë e sistemit, PDK nuk ka asnjë ide kah me dalë, ka me shku”, tha Tërmkolli.

Tërmkolli në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi dhe librin e saj të fundit “Marsi i Acartë”.