Terrorizohet punëtorja e një marketi në Gjilan: Hajni hyn dhe grabit arkën me para, gjuan me armë zjarri në ajër

HomeLajme

Terrorizohet punëtorja e një marketi në Gjilan: Hajni hyn dhe grabit arkën me para, gjuan me armë zjarri në ajër

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi private, biznese, institucione financiare, që po shkak

S’mjafton shtrenjtimi: Restauranti në Shqipëri faturon edhe “shtrimin e tavolinës”
A do të ekzekutohen pagat për mësuesit grevistë?
Pesë persona janë lënduar në aksidentin e mbrëmshën në Gjilan

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi private, biznese, institucione financiare, që po shkaktojnë ankth e pasiguri e humbje të mëdha financiare, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rrezik të madh është përballur mbrëmë edhe punëtorja e një marketi në qytetin e Gjilanit, kur një person i armatosur hyri brenda lokalit dhe ia ndali punën në gjysmë.

Sinjali mëson i dyshuari nën kërcënimin e armës ka marrë arkën me para e më pas ka shtënë me armë në zjarr dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

E terrorizuar nga ajo që ngjau, punëtorja e marketit ka njoftuar Policinë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga organet e hetuesisë është identifikuar 40-vjeçari i dyshuar i cili është arritur që të arrestohet dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.