Tha se udhëtonte nga Gjilani: Ky është statusi i Osmanit që demanton këshilltarin e saj për shpenzimet e naftës

HomeLajme

Tha se udhëtonte nga Gjilani: Ky është statusi i Osmanit që demanton këshilltarin e saj për shpenzimet e naftës

Rreth një vit më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklarua se ajo jeton në një banesë 53 metra katror, që nga viti 2012 në Prishtinë.

Gara e balotazhit në Gjilan, Baton Haxhiu zbulon detaje të rezultatit
Dorëzohet ZRRE: Do ta zbatojmë vendimin e Apelit për anulimin e tarifave
Hasani: Gjykata Speciale është bërë për ta larguar Hashim Thaçin nga skena politike

Rreth një vit më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklarua se ajo jeton në një banesë 53 metra katror, që nga viti 2012 në Prishtinë. Mirëpo ajo ka marrë para nga shteti për udhëtim sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, për vitet 2011-2014. Ndërkaq në reagimin e këshilltarit të saj për media thuhet se ajo shumicën e kohës ka udhëtuar nga Gjilani, shkruan Gazeta Metro.

Reagimet kanë ardhur pas raportimit për shpenzimet e udhëtimit të presidentes Osmani gjatë kohës sa ishte deputete.

Siç shihet në raportin e publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Osmani kishte marrë 380 euro në muajt nëntor-dhjetor të vitit 2011, 1.780 euro në vitin 2012, 1.240 euro në vitin 2013 dhe 520 euro në vitin 2014.

Në anën tjetër, në reagimin e këshilltarit për media të presidentes, Bekim Kupina, thuhet se presidentja nuk ka qenë në dijeni për kompensimet në kohën sa ishte deputete, ku sipas tij ajo ka udhëtuar shumicën e kohës nga Gjilani. Ndërsa, në vitin 2020, vetë presidentja Osmani kishte pohuar se ka vetëm banesë 53 metra katror në Prishtinë, e për të cilën Osmani kishte thënë se është e ngushtë për familjen e saj.

Postimi i Osmanit në vitin 2020

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, sot ka deklaruar se Osmani vazhdon të qëndroj një pjesë të gjatë të kohës në Gjilan.

Postimi i Kupinës: