Thellohet rasti/ Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste

HomeLajme

Thellohet rasti/ Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 11-vjeçarja që u keqtrajtuar seksualisht nga 11 persona në qershor e gusht, është dhunuar

Bajraliu nga burgu: Nga këtu do të dal horizontalisht, s’mërzitem çka thonë popujt që rrethojnë trojet tona
Parkoi automjetin në trotuar, Policia gjobit qytetarin në Gjilan
Pamje nga situata në Jarinje: Banorët serbë ende po qëndrojnë te pika kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 11-vjeçarja që u keqtrajtuar seksualisht nga 11 persona në qershor e gusht, është dhunuar për më shumë se një vit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një rast të dhunimit e as dy, por më shumë raste, për më shumë se një vit.

Ai e konfirmoi edhe dështimin e trajtimit të këtij rasti, për të cilin tha se po angazhohen që të zbulohet e vërteta.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur, e pastaj për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, e që fatkeqësisht të gjithë ende nuk janë arrestuar. Pres që Policia nën direktivat e Prokurorit, të angazhohet dhe të zbulohet e vërteta. Mund të them se e mitura është dhunuar për mbi një vit.”, tha Sveçla, raporton Sinjali.