Tifogrupi “Skifterat” janë grupi më unik të cilet përveç futbollit, ndihmojnë vazhdimisht edhe qytetarët

HomeLajmeSport

Tifogrupi “Skifterat” janë grupi më unik të cilet përveç futbollit, ndihmojnë vazhdimisht edhe qytetarët

Po zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit ku pas një harkimi nga këndi, portjeri i ekipit të Gjilanit shënon gol m

Paralajmrohet ulje të çmimit të naftës në Kosovë
Mbi 1 mijë armë pa leje të sekuestruara gjatë vitit të kaluar
Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi në Polici

Po zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit ku pas një harkimi nga këndi, portjeri i ekipit të Gjilanit shënon gol me kokë për të barazuar rezultatin dhe tifozët në trans futen në fushë për të festuar, ku dikush shfrytëzon momentin për ti’a prishur imazhin klubit edhe tifozëve duke goditur tinëzisht portjerin e ekipit mysafir të Ballkanit shkruan 06 Press.

Pas kësaj ngjarje Policia e Kosovës reagoi menjëherë ku arrestoi personat e dyshuar që u përfshinë në këtë incident.
Por kush janë “SKIFTERAT” të cilet shquhen si tifozat më besnik, duke i qëndruar ekipit të tyre”GJILANIT” në ditët më të mira e më të vështira.

Si tifogrup Skifterat janë ndër tifogrupet e para në trojet shqiptare edhe pse Gjilanin e mbeshteten qe nga viti 1995, Skifterat si tifogrup u themeluan ne shtator te vitit 1999 dhe që nga ajo kohë ata janë prezent në çdo ndeshje të Gjilanit, por jo vetëm në ndeshje futbolli sepse Skifterat janë të përfshirë në shumë organizime në qytetin e Gjilanit.

Të zhgënjyer me mungesën e rezultateve tifogrupi “SKIFTERAT” organizohen që të ndryshojnë pronarët e klubit duke bllokuar zyret e klubit edhe duke fjetur për disa netë në stadion deri në arritjen e qëllimeve të tyre, ku pas këmbngulësisë ata arrinë ta ndryshojnë kryesinë e klubit ku në krye të Gjilanit vjen biznismeni Florim Zuka i cili investon miliona euro që Gjilani të rikthehet në majet e futbollit Kosovar duke arritur të luaj edhe në gara Evropiane shkruan 06 Press.

Skifterat kanë ndihmuar shumë familje në nevojë jo vetëm duke iu dhuruar ndihma financiare, por edhe me prezencë duke i ndihmuar secilit që kishte nevojë për ta. Në kohën e pandemisë tifogrupi i Gjilanit në pamundësi për të qenë në shkallët e stadiumit i qëndroi afër shtabit emergjent të komunës së Gjilanit duke bërë shpërndarjen e materialit edukuese dhe vetëdijësimin e qytetarëve për masat mbrojtëse.

Tifogrupi “SKIFTERAT” unik në llojin e vet, me vetëiniciativë mbledhin fonde duke blerë një parcelë dhe duke i ndërtuar shtëpinë një personi të pastrehë  në qytetin e Gjilanit.

 

Derbi i qytetit të Gjilanit i cili është njëri nga derbit lokal më të mdhenj në Evropë, vëmendje të veçantë i kushtohet edhe tifogrupeve të cilet nën ethe dhe emocione të veçanta e presin këtë ndeshje duke filluar organizimin shumë ditë përpara në mënyrë që të japin shfaqje të papara në futboll ku shumë pamje të këtij derbi i janë dërguar UEFA-s dhe FIFA-s për pranimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E për ti dhënë vulen ky tifogrup pas incidentit i cili ndodhi në fushën e futbollit shkuan në Spitalin e Gjilanit për të parë nga afër gjendjen e portjerit të Ballkanit Stivi Frashëri ku i kanë shprehur keqardhje për ndodhinë.

Pas këtij incidenti që u shkaktua nga disa individ kryesia e tifogrupit “SKIFTERAT”  e indinjuar thellësisht nga ngjarja jep DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!

Ky tifogrup unik sa i përket llojit të vet është njëri nga tifogrupet që secili klub do të dëshironte ta kishte, sepse mbi të gjitha janë njerëz të cilet japin gjithçka që të shtyjenë përpara klubin dhe qytetin e tyre. /06Press/