Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët

HomeLajme

Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët

Rrezikshmëria nga Lija e Majmunëve është më e vogël dhe kalon brenda një jave, si dhe ka vdekshmëri të ulët. Kështu ka deklaruar infektologu Ilir Tola

Goditet organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Anamoravë
Gazeta zvicerane shkruan se si Kosova e mori në qafë Zvicrën me koronavirus
KFOR-i nuk jep datë se kur do të largohen barrikadat nga veriu – s’komenton as kërkesën e Serbisë për dislokim të trupave

Rrezikshmëria nga Lija e Majmunëve është më e vogël dhe kalon brenda një jave, si dhe ka vdekshmëri të ulët. Kështu ka deklaruar infektologu Ilir Tolaj.

Sipas Tolajt, Lija e Majmunëve nuk përhapet përmes ajrit, por përmes kontaktit direkt të prekjes. E më e theksuar, sipas studimeve që ka përmendur infektologu, është te personat e së njëjtës gjini që bëjnë marrëdhënie seksuale.

Këtë qëndrim e ka edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që në një vlerësim të parë të situatës thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët, biseksualët apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Tolaj tha në Klan Kosova se viruset kanë ekzistuar kaherë nëpër botë, por se tani, si shkak i mundësisë së lehtë të komunikimit, informimit dhe lëvizjes së njerëzve, janë më të njohur nga publiku.