Trafikohet një 18-vjeçare në Ranilluk, i dyshuari e shfrytëzoi për punë në lokal dhe joshje të klientëve

HomeUncategorized

Trafikohet një 18-vjeçare në Ranilluk, i dyshuari e shfrytëzoi për punë në lokal dhe joshje të klientëve

Trafikimi me njerëz po vazhdon të jetë një ndër sfidat për institucionet e Kosovës. Në vazhdimësi janë raportuar rastet e grave që shfrytëzohen për pr

Drita shokon gjigantin holandez Feyenoord
Supremja vendos: Komisionerja e VV-së në Gjilan do të paguajë 1 mijë euro dënimin
Letër ngushëllimi për familjen e studentes Bardha Isufi

Trafikimi me njerëz po vazhdon të jetë një ndër sfidat për institucionet e Kosovës. Në vazhdimësi janë raportuar rastet e grave që shfrytëzohen për prostitucion e detyrohen të punojnë.

Për një rast të tillë të trafikimit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj një 21-vjecari përcjell 06 Press.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari, tashmë i arrestuar dhe ndaluar po dyshohet se ka trafikuar një 18-vjeçare, shtetase të Serbisë, të cilën e ka sjellë nga atje në Kosovë, fillimisht për të punuar si punëtore e lokalit të tij në Ranilluk.

Sipas informacioneve të para, viktimës i është ofruar strehim nga i riu, i cili përveç që e mori si punëtore, dyshohet se për një kohë e shfrytëzoi edhe për joshje të klientëve të tij. Pas ngritjes së dyshimeve nga Prokuroria, janë siguruar edhe dëshmi të tjera që provojnë se i dyshuari S.M., ka trafikuar vajzën 21-vjeçare.