Raportohet se një mërgimtare 24-vjeçare ka humbur jetën në një asksident tragjik në Castelmassa të Italisë, transemton albinfo.ch. Referuar mediave
Raportohet se një mërgimtare 24-vjeçare ka humbur jetën në një asksident tragjik në Castelmassa të Italisë, transemton albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, D. G. ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së veturës.
24-vjeçarja shqiptare, e cila prej pak kohësh ishte transferuar në zonë, po udhëtonte me makinën e saj Volkswagen Lupo, ku u përplas me murin e një shtëpie.
Thuhet se karabinierët po rindërtojnë dinamikën e aksidentit, ndërkohë zjarrfikësit të mbërritur nga Castelmassa kanë ngritur automjetin Volkswagen Lupo, duke arritur të nxjerrin trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina.
Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes, ajo nuk mundi të mbijetojë. (foto arkiv)