Tre persona të ndaluar për vrasjen e Bakush Veselit

HomeLajme

Tre persona të ndaluar për vrasjen e Bakush Veselit

Gjilan – Policia dhe Prokuroria e Gjilanit deri tani kanë ndaluar si të dyshuar Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin. Hetuesit pritet ta ma

Gjilan – Policia dhe Prokuroria e Gjilanit deri tani kanë ndaluar si të dyshuar Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin. Hetuesit pritet ta marrin në pyetje edhe Lirim Jakupin.

Për vrasjen e Bakush Veselit i vrarë mbrëmë në qendër të Gjilanit, policia dhe prokuroria janë duke marrë në pyetje Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin. Të gjithë këta po trajtohen si persona të dyshuar, por as policia e as prokuroria nuk kanë dhënë detaje apo cilësime të mundshme në implikimin e tyre.

Ndërkohw hetuesit pritet ta marrin në pyetej edhe Lirim Jakupin edhe pse ky i fundit ka treguar një alibi se mbrëmë ka qenë në Prishtinë, por ka shprehur gatishmëri që vullnetarisht të përgjigjet tek organet hetuese.

Është e habitshme se si nuk kanë funksionuar ose nuk po funksionojnë kamerat e qytetit edhe pse janë ndarë mijëra euro për këtë projekt. Hetuesit po kanë probleme në identifikimin e të dyshuarve në mungesë të kamerave funksionale./rajonipress/