Tregti për Vjosa Osmanin na qenka përpjekja e presidentit Thaçi që shqiptarët e Luginës së Preshevës ta shijojnë lirinë dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre

HomePolitikëOpinione

Tregti për Vjosa Osmanin na qenka përpjekja e presidentit Thaçi që shqiptarët e Luginës së Preshevës ta shijojnë lirinë dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre

Tregti për Vjosa Osmanin na qenka përpjekja shtetërore e presidentit Thaçi që shqiptarët e Luginës së Preshevës ta shijojnë lirinë dhe t’i gëzojnë të

Fundviti shkollor dhe domosdoshmëria për reflektim lidhur me ironinë për mësimdhënien
“Çka niva diçka që po i fajësojnë diasporën” – Valon Syla u del në mbrojtje mërgimtarëve
Detyrimi për intonim të himnit për njē shtator ështē anti njerēzore

Tregti për Vjosa Osmanin na qenka përpjekja shtetërore e presidentit Thaçi që shqiptarët e Luginës së Preshevës ta shijojnë lirinë dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre, njëjtë si ajo, brenda kufijve të Kosovës.

Shkruan Adil Behramaj:

Tregti për Vjosa Osmanin na qenka përpjekja shtetërore e presidentit Thaçi që shqiptarët e Luginës së Preshevës ta shijojnë lirinë dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre, njëjtë si ajo, brenda kufijve të Kosovës. Një mision shtetëror e patriotik, që synim të vetëm e ka shpëtimin e shqiptarëve nga asimilimi dhe parandalimin e zhdukjes së tyre nga ajo trevë, na qenka tregti për presidenten e frustruar të Kosovës.

Nëse nuk je e vetëdijshme sa e rëndësishme është kjo, atëherë Vjosa Osmani merre mundin dhe pyete për rëndësinë e lirisë së shqiptarëve të Luginës edhe burrin tënd, Prindonin, nëse ende nuk e ka harruar vendlindjen e vet.

Nuk ka tradhti më të madhe kombëtare dhe tregti më të ulët shtetërore e politike sesa t’ua mbyllësh derën dhe t’ua shuash shpresat atyre njerëzve, që një ditë do të mund të jetojnë të bashkuar me ne si shtetas të Republikës së Kosovës.

Frustrimi personal për gjithçka i Vjosa Osmanit, sidomos rënia politike kaq drastike, siç po e dëshmojnë çdo ditë sondazhet, e ka bërë të kthehet aty ku është rritur politikisht, duke i sharë figurat historike të këtij vendi, që e kanë bërë të mundur edhe ajo sot të flasë në atë foltore, sepse e kanë sjellë lirinë dhe e kanë bërë këtë shtet.

Një gjë është e sigurt: Vjosa Osmani do të mbetet përherë e frustruar, sepse e di që historia ia ka mbyllur dyert me kohë dhe nuk ka ruajtur asnjë vend për të.

Ata që e themeluan UÇK-në dhe shtetin e Kosovës, populli shqiptar dhe historia nuk do t’i harrojë asnjëherë. Ndërsa, kjo është vetëm një presidente aksidentale, e cila ende nuk e ka kuptuar që është thjesht një kalimtare!